Vijojnë shifrat e larta/ 68 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Vijojnë shifrat e larta/ 68 raste të…

68 raste me koronavirus-Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me Koronavirusi, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

47 të shëruar-Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

1232 raste aktive-Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër.

Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)
Testime totale 30696
Testime molekulare 26686
Testime serologjike 4010
Raste pozitive 3106
Raste të shëruara 1791
Raste Aktive 1232
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 488
Durrës 222
Shkodër 161
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 42
Korçë 31
Elbasan 28
Kukës 28
Berat 20
Gjirokastër 15
Dibër 12.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit