Vijojnë teoritë konspirative për koronavirusin, ja çfarë po synohet sipas teoricienëve

Vijojnë teoritë konspirative për koronavirusin, ja çfarë…

Teoritë konspirative në lidhje me përhapjen e koronavirusit vazhdojnë duke shtuar edhe më shumë debatet në lidhje me këtë pandemi globale. Perveç debateve mes shteteve për këtë ka edhe shumë personalitete dhe teknicienë që ngrenë hipoteza të ndryshme në lidhje me këtë gjë.

Një ndër to është edhe Teoricieni Piers Corbyn. Ai gjithashtu mendon se rregullat e qeverisë për distancim social, janë bërë vetëm për të lejuar GPS dhe satelitët 5G të identifikojnë më lehtë individët. Gjithashtu, sipas tij, vaksina në realitet nuk është shpëtimi nga koronavirus, por mjeti me të cilën do t’u instalohet njerëzve mikrochipi. Gjatë një fjalimi të mëparshmë.

Ai  ka drejtuar protestën e 3-të që prej përhapjes së Covid-19, kundër rregullave të izolimit. Sipas  Daily Mail ai është i bindur në teorinë konspirative se pandemia po përdoret për të instaluar mikrochip tek njerëzit, për të vendosur “rendin e ri botëror”.

73 vjeçari ka folur disa herë publikisht rreth kësaj teorie dhe ka zhvilluar deri më tani 3 protesta. Përgjatë protestës së fundit, është detyruar të ndërhyjë edhe policia, e cila ka arrestuar 2 persona dhe ka nisur hetimet për disa pjesmarrës të tjerë.

Megjithatë, nuk ka ende informacione nëse Piers është një prej personave të arrestuar apo është nën hetim. Pier më përpara ka mbajtur një fjalim, ku pretendonte se pandemia në realitet nuk ekzistonte. Piers ka thënë:

“Masat e bllokimit nuk kanë dështuar, jo sepse janë efektive, por sepse në realitet nuk ekziston pandemia. Numrin më të lartë të vdekjeve do e kemi nga vetmia, vetëvrasjet dhe sëmundjet e tjera që po lihen pas dore. I gjithë ky kaos global, është bërë për të vendosur “rendin e ri” në botë”.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit