Vijon bllokimi i kufijve në veri të Kosovës, serbët provokojnë me thirrje e këngë nacionaliste

Vijon bllokimi i kufijve në veri të…

Pas vendimit nga ana e Kosovës për heqjen e targave serbe në territorin e Kosvës, erdhën reagime të shumta nga Serbia, ndërsa nisi edhe bllokimi i rrugëve kryesore në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ky bllokim ka vijuar dhe është në ditën e katërt që pas ditës së hënë, ditë kur qeveria e Kosovës nisi zbatimin e reciprocitetit për targa me Serbinë duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në shtetin ksovar.

Mësohet se forca të shumta serbe kanë qëndruar për gjatë gjithë natës në dy pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Ndonëse ka edhe forcatë shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, fatmirësisht incidentet në kufi kanë munguar. Ndërkohë serbët që po protesojnë nuk kanë ndalur provokimet, teksa kanë lëshuar thirrje e këngë nacionaliste.

Njoftohet se udhëtarët janë detyruar që një pjesë të rrugës ta kalojnë në këmbë për shkak të bllokimit të rrugëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit