Vijon djegia e plehrave në Shkozet, Sako helmon banorët e Durrësit dhe nuk merr masa

Vijon djegia e plehrave në Shkozet, Sako…

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me mbeturinat në qytetin e Durrësit që kanë shkaktuar shqetësim serioz te banorët, veçanërisht në zonën e Shkozetit. Rruga Prishtina bëhet me dije se është mbushur sërish me mbetje urbane që digjen ditën duke krijuar ndotje ajri dhe pamje të shëmtuar si për banorët ashtu dhe për turistët.

Një qytetare e cila ka dërguar pamje nga masakra mjedisore, shkruan se situata është bërë e përditshme dhe askush nuk mban përgjegjësi. Sezoni turistik ka nisur dhe këto plehra që digjen në një zonë bregdetare për më tepër lënë për të dëshiruar. Era e rëndë dhe tymi janë rrezik për shëndetin e banorëve të zonës, kryesisht fëmijëve dhe të moshuarve.

Duke parë situatën në fjalë, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako duhet të veprojë dhe të marrë masa për pastrimin dhe mirëmeaxhimin e mbeturinave në qytetin bregdetar të Durrësit. Duhet një ndërhyrje urgjente dhe një zgjidhje konkrete për të ndaluar ndotjen dhe për të pastruar zonën nga mbeturinat që me djegien e tyre po helmon një zonë të tërë.

“JOQ perseri ne Durrës i njëjti problem. Rruga Prishtina e ndotur dhe plot me mbeturina. Shkozeti zgjohet e perëndon me mbeturina çdo dite. Eshte turp qe ne 2025 digjen mbeturinat e mbushen plot e përplot. Emiriana Sako po na helmon çdo dite me ndotje mbeturina e asnje mase te marre per Durresin”, shkruan qytetarja.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit