Vijon protesta kundër vaksinimit me detyrim/ Goxhaj: Do të zhvillohet në formën e një gjyqi publik të hapur

Vijon protesta kundër vaksinimit me detyrim/ Goxhaj:…

Vaksinimi me detyrim vijon të kundërshtohet nga shumë qytetarë, teksa Altin Goxhaj, po vijon me zhvillimin  e protestave kundër këtij detyrimi. Ndonëse deri tani protestat janë zhvilluar çdo të shtunë, këtë herë, tubimi kundër vaksinimit me detyrim do të mbahet të martën në orën 17:00, në sheshin “Nënë Tereza”. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, Altin goxhaj, fton qytetarët të mblidhen për ti thënë ‘jo’ vaksinimit dhe diskriminimit. Në postimin e Goxhaj, theksohet se protesta do të zhvillohet në formën e një gjyqi publik të hapur të quajtur, “GJYQI NUREMBERG NR 2”, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe firmëtarët e parë të kallzimit penal për krime kundër njerëzimit.

Postimi i Goxhajt:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Protesta Kundër Vaksinimit të Detyruar [që janë zhvilluar çdo të Shtunë (7 deri tani)] do të zhvillohet të Martën në 17:00

PROTESTA
Të Martën 26 Tetor 17:00
në Sheshin “Nënë Tereza”
Protesta do të zhvillohet në formën e një
Gjyqi Publik të Hapur i quajtur
“GJYQI NUREMBERG NR 2”
Pjesmarrësit do të jenë edhe firmëtarët e parë të Kallzimit Penal për Krime kundër Njerëzimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit