Vijon tòrtura në Kakavijë, radhët kilometrike

Vijon tòrtura në Kakavijë, radhët kilometrike

Vijon tòrtura e qytetarëve që duhet të kalojnë kufirin për të shkuar në Greqi. Aksi nacional mes kthesës së Vriserasë dhe pikëkalimit të Kakavijës ishte i gjithi i mbushur me mjete që presin në një radhë prej gati 3 km.

Përveç dyndjes së njëkohshme shkaku i radhës kilometrike lidhet edhe me kufizimet në sportele që pala greke ka vendosur. Aktualisht është duke u punuar me një deri në dy sportele, të cilat paraprihen nga një ekip shëndetësor, i cili kryen testime me përzgjedhje për qytetarët që kalojnë kufirin.

Dyndja e njëkohshme sigurisht që e justifikon radhën megjithatë kemi të bëjmë me një radhë të pazakontë që i kalon të 3 km e shënuar që në orët e para të mëngjesit ku qindra mjete i radhitën në pritje të hapjes së kufirit nga pala greke.

Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm rrezikohet edhe një situatë humanitare pasi qindra njerëz janë duke pritur në aksin nacional në diell në temperatura mbi 35 gradë pa ujë dhe lehtësira të tjera si tualete. Disa biznese kanë ofruar ujë, por situata kërkon një zgjidhje më të përgjegjshme. Qytetarët nga ana vjetër shprehet të pakënaqur dhe të revoltuar me situatës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit