Saranda u përfshi nga atmosfera festive mbrëmjen e së dielës, teksa tifozët norvegjezë festuan fitoren 2-1 të kombëtares së tyre ndaj Brazilit, rezultat që i siguroi Norvegjisë kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës.
Ndeshja u ndoq në “fan zonën” e ngritur në shëtitoren e qytetit, ku menjëherë pas përfundimit të takimit tifozët shpërthyen në brohorima, këngë dhe valëvitën flamujt e Norvegjisë. Kulmi i festës ishte interpretimi i “Viking Row”, festimi tradicional i frymëzuar nga lundrimi me varka vikinge, që është kthyer në simbol të tifozëve norvegjezë.
Pamjet e festës krijuan një atmosferë të veçantë në qytetin bregdetar, duke tërhequr vëmendjen edhe të pushuesve e banorëve, të cilët iu bashkuan entuziazmit pas suksesit të ekipit skandinav.