"Viking Row" në dasmën e Donnarummës, Haaland ndez atmosferën

“Viking Row” në dasmën e Donnarummës, Haaland…

Portieri italian Gianluigi Donnarumma ka kurorëzuar dashurinë me Alessia Elefante, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni madhështore të organizuar në rajonin e Puglias. Dasma mblodhi shumë figura të njohura të futbollit, ndërsa atmosfera u bë edhe më festive falë një momenti të veçantë të krijuar nga Erling Haaland.

Ylli norvegjez mori vëmendjen e të ftuarve teksa udhëhoqi interpretimin e “Viking Row”, festimit tradicional që është kthyer në një simbol të kombëtares së Norvegjisë. Haaland ftoi të pranishmit t’i bashkoheshin këngës dhe lëvizjeve karakteristike, të frymëzuara nga vikingët, duke sjellë një atmosferë plot energji dhe humor.

Edhe vetë Donnarumma u bë pjesë e spektaklit. Portieri italian u ul në tokë së bashku me miqtë e tij dhe imitoi lëvizjet e sinkronizuara të vozitjes së një anijeje vikinge, duke u argëtuar në ritmin e daulleve mes duartrokitjeve të të ftuarve.

“Viking Row” është tashmë një nga festimet më të njohura të futbollit norvegjez. Fillimisht i përdorur si një ritual brenda ekipit kombëtar, ai është shndërruar në një fenomen të njohur ndërkombëtarisht falë suksesit të Norvegjisë dhe mbështetjes së zjarrtë të tifozëve të saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit