‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë tifozë presin Haaland dhe skuadrën

‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo,…

Pavarësisht eliminimit në çerekfinalet e Kupës së Botës nga Anglia, Kombëtarja e Norvegjisë u prit si një ekip fitues në kthimin e saj në Oslo. Rreth 90 mijë tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit për të festuar ecurinë historike të skuadrës skandinave në turne.

Në sheshin përpara Pallatit Mbretëror u zhvillua edhe koreografia e famshme “Viking Row”, e cila u drejtua nga princi trashëgimtar Haakon. Ai i ra tamburit, ndërsa mijëra tifozë iu bashkuan atmosferës festive.

“Është e pabesueshme të shohësh gjithë këtë mbështetje. Të ndjesh se i gjithë vendi është në krahun tonë është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh kapiteni Martin Ødegaard për televizionin publik norvegjez NRK.

Pas mbërritjes në aeroport, futbollistët hipën menjëherë në autobusin që i transportoi drejt Pallatit Mbretëror. Gjatë gjithë itinerarit ata u përshëndetën nga mijëra tifozë të veshur me fanellat e kombëtares dhe duke valëvitur flamujt e Norvegjisë.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe Erling Haaland, i cili zbriti nga avioni duke mbajtur me vete një “Whiskey Raccoon”, një rakun të balsamosur me një shishe uiski në dorë, një objekt që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Sulmuesi mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga mbreti Harald për të nderuar kombëtaren, por nuk ishte i pranishëm në festimet e zhvilluara më pas në sheshin kryesor të Oslos.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit