Viktima e 35-të me Covid-19: vuante dhe nga sëmundje të tjera të rënda

Viktima e 35-të me Covid-19: vuante dhe…

Një pacient me koronavirus, shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT, ka ndërruar jetë mëngjesin e 2 qershorit.

Sipas informacioneve të deritanishme ai ishte mbartës i Covid-19, por nuk kishte simptoma. Mjekët u shprehën se ai ka ndërruar jetë prej sëmundjeve të tjera për të cilat ishin shtruar në QSUT.

Ky është pacienti i tretë asimptomatik që ndërron jetë ditët e fundit.

Në total numri i viktimave me Covid-19 ka arritur në 35.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit