Viktima e ftoi në shtëpi, kunati e qëlloi për vdekje pas një konflikti të çastit

Viktima e ftoi në shtëpi, kunati e…

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se viktima Vladimir Zvezhda dhe autori Klajdi Shundi nuk kanë pasur konflikte më parë me njëri-tjetrin.

Gjithçka ka nisur pas një debati, i cili ka agravuar dhe ka përfunduar më vrasjen e 42-vjeçarit. Dy kunetërit kanë pasur më parë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Zvezhda e kishte ftuar në banesën e tij Shundin, të cilin e kishte vëllanë e bashkëshortes. Shundi akoma nuk është marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes, derisa t’i dalë pija dhe të jetë në gjendje për të dhënë deklarimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit