Viktima të dhunës, 8 marsi i munguar për katër gra e vajza shqiptare

Viktima të dhunës, 8 marsi i munguar…

Në këtë 8 mars, 4 gra e vajza në vendin tonë, nuk kanë mundur dot të festojnë apo ngrenë zërin për të drejtat e tyre, pasi meshkujt kanë qenë ata që vendosën t’i largonin nga jeta.

Nga janari i këtij viti deri tani, 4 gra e vajza nga Tirana dhe u qëlluan për vdekje me armë apo mjete rrethanore nga meshkujt.

Përgjatë vitit 2022 janë vrarë dhjetë gra nga bashkëshortët apo bashkëjetuesit e tyre, ndërsa po në këtë vit ka pasur mbi 4000 denoncime të dhunës në familje.

Në 10 vjeçarin e fundit në Shqipëri janë vrarë 150 vajza, ku fati i tyre tragjik si dhe numri në rritje i denoncimeve për dhunë ndaj grave e vajzave, mbetet një këmbanë alarmi për shoqërinë dhe institucionet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit