Viktimat rus në hotelin e Qerretit, dyshohet se janë asfiksuar në dhomën e saunës

Viktimat rus në hotelin e Qerretit, dyshohet…

Gjatë mbrëmjes së djeshme u regjistrua një ngjarje tragjike me katër viktima. Konkretisht tragjedia u shënua në një hotel në Qerret dhe të ndjerët ishin turistë rus. Viktimat dy djem dhe dy vajza u gjetën pa shenja jete brenda  saunës së hotelit.

Pas ngjarjes policia ka nisur hetimet, teksa deri më tani në komisariat janë shoqëruar  anëtarët e stafit të këtij hoteli, të cilët janë marrë në pyetje. Sa i përket viktimave, mësohet se Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kishin qenë nën efektin e alkoolit në kohën kur ndërruan jetë.

Viktimat janë transportuar në morg, janë kërkuar prej orësh, derisa menaxheri i hotelit ka gjetur trupat e tyre në ambientet e saunës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit