"Vilma, vendi yt nuk duhet të jetë varri, por burgu"

“Vilma, vendi yt nuk duhet të jetë…

Kritika ndaj deklaratave të biznesmenes Vila Nushi vijnë dhe nga Mesila Doda.

Ish-deputetja i drejtohet Vilma Nushit se njerëzit nuk e kanë inat për shkak se është e pasur, por për shkak se sipas saj, ka vjedhur buxhetin me procedurën korruptive të check up-it dhe kur pati nevojë iku nga ky sistem, për të cilin kontroboi për ta lënë në mizerje.

Dosa i uron shërim të shpejtë Vilma Nushit dhe pastaj të vijë të japë llogari përpara një drejtësie të pakapur, pasi sipas saj, vendi i biznesmenes nuk duhet të jetë varri, por burgu.

Në një postim në FB, Mesila Dosa shkruan:

Një fjalë e fundit për Vilmën…

Ka marrë dhe kjo stilin e Ramës e i bie atij argumenti që i shkon për shtat…

Jo Vilma, nuk të kanë inat njerëzit, se je e pasur. Respekte për ata që punojnë e nuk fusin duart në xhepat e shqiptarëve. Iku dhe Avni Ponari për kurim, po nuk pipëtiu njeri, se i ka paratë e punës së tij dhe nuk mori kurrë gjysëm leku në buxhet, ndaj të gjithë i uruan shërim të shpejtë…

Ti vodhe buxhetin me procedurën korruptive të check up-it dhe kur pate nevojë ike nga ky sistem, të cilin ti vetë kontribuove për ta lënë në mizerje.

E kanë me ty shqiptarët Vilma, sepse je bashkëpunëtore në vjedhje me kryegangsterin dhe kjo vjedhje bëhet me gjakun dhe mundin e atyre qe sot s’kanë zë…

Ndaj, ki delikatesën të mos flasësh më asnjë fjalë.

Të uroj shërim të shpejtë Vilma, dhe pastaj të vish e të japësh llogari përpara një drejtesie të pakapur nga nga Babloku… vendi yt nuk duhet të jetë varri Vilma, po burgu…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit