Vin Veli: Këtu tek ne studion muzikë klasike dhe shkon këndon në dasma

Vin Veli: Këtu tek ne studion muzikë…
I ftuar në “Bardh a zi”, Veli tha se në Shqipëri nuk funksionon si në Greqi, që deri në shkollë të mesme bën kanto, muzikë klasike e më pas në shkollë të lartë studion për muzikën moderne apo popullore.
Featured image of article: DJ Vin Veli: Këtu tek ne studion muzikë klasike dhe shkon këndon në dasma

Artvin Veli, i njohur me emrin e artit si DJ Vin Veli është shprehur i zhënjyer për mënyën se si studiohet muzika në Shqipëri dhe se si ata student dalin në treg.

I ftuar në “Bardh a zi”, Veli tha se në Shqipëri nuk funksionon si në Greqi, që deri në shkollë të mesme bën kanto, muzikë klasike e më pas në shkollë të lartë studion për muzikën moderne apo popullore.

Ai tha se këtu nuk ka muzikë moderne, por vetëm klasike dhe rrjedhimisht, mbaron për muzikë klasike e bën dasma.

“Të të jap një shembull konkret që kanë fqinjët tanë grekët. Deri në shkollë të mesme bën kanto, muzikë klasike.  Shkollë të lartë për moderne apo popullore, ndahen pastaj. Këtu tek ne nuk ka muzikë moderne, këtu ka vetëm klasike. Mbaron për muzikë klasike e bën dasmat ose bën muzikë popullore,”- tha Veli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit