Vinin me një furgon nga Anglia, sekuestrimi i 1 milionë pound në Portin e Durrësit, ja ku i kishin futur

Vinin me një furgon nga Anglia, sekuestrimi…

Ditën e sotme, autoritetet e Portit të Durrësit kanë sekuestruar 1 milionë paund të fshehura në një furgon që ishte nisur nga Anglia me destinacion vendin tonë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se bëhet fjalë për para të grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Paratë ishin fshehur në shasinë e një furgoni mallrash, i cili prej vitesh bënte linjën Angli-Shqipëri, i cili mbërriti në vendin tonë me tragetin e Ancona-s rreth orës 12:00.

Dyshohet se sinjalizimi për furgonin ka ardhur që nga Anglia, prandaj dhe furgoni duhej të kontrollohej në ccdo kalim në Portin e Durrësit.

I njëjti shofer ka dhe dy furgona të tjerë në Portin e Durrësit në pronësi të tij. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit