VIP-i, miku i Presidentit gllabëron me PPP fushën e Mëzezit/ Veliaj hesht dhe opozita nuk “bzan”, çfarë po ndodh?!

VIP-i, miku i Presidentit gllabëron me PPP…

Një skandal i bashkisë së Tiranës ka tronditur Kasharin e Mëzezin, pasi një pronë e banorëve i është dhënë një privati që nuk është dosido por një person i rëndësishëm i lidhur me politikën, i cili e ka marrë në një konçension për 90 vjet dhe ka ngritur një kompleks që padyshim është fabrikë parash.

Bëhet fjalë për fushën e Mezezit, që gjithë jetën ka qenë një zonë ku banorët e zonës, kryesisht fëmijët kanë luajtur futboll. Madje edhe muxhahidinët iranianë, kur jetonin në zonën e City Park, luanin në këtë fushë.

Ka rreth një vit që bashkia Tiranës i ka dhënë një konçension Bes Kallakut, i cili ka ndërtuar në kohë rekord një superkompleks afarist çka ka irrituar banorët e zonës.

Qytetarët kanë protestuar mbi 3 herë, ndërkohë 3 kryepleqtë e zonës i kanë kërkuar bashkisë që të anulojë vendimin.

Besnik Fuçia, ish-kryetar i komunës dhe drejtues i opozitës në njësinë Bshkiake Kashar ka mobilizuar PD-në në një protestë të gjatë ku ka kundërshtuar dhënien e konçensionit.

Protestë që ka qenë në fakt një përplaje brenda opozitës PD-LSI, por ende nuk ka folur Basha, i cili ka një marrëdhëne të fortë me presidentin Meta, por nga ana tjetër PD merr shumë vota në zonën e Kasharit.

Si do të veprojë kreu i opozitës me këtë rast, ku as këshilltarët e PD-së nuk kanë ngritur zërin deri tani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit