Virologia kineze pohon se Pekini u përpoq të fshihte koronavirusin

Virologia kineze pohon se Pekini u përpoq…

Një virologe nga Kina ka mbështetur pretendimet se Pekini u përpoq të fshihte koronavirusin dhe tha që ajo ishte e detyruar të ikte në SHBA.

Dr Li Meng-Yan, më parë specialiste për virologji në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut, tha që ajo kishte vendosur të largohej nga territori, sepse ajo “e di se si Kina i trajton ata që flasin”.

Që nga shpërthimi i koronavirusit, qeveria kineze është përballur me akuza se ndaloi të fliste këdo që kishte provuar më herët të ngrinte alarmin.

Mjekët kanë raportuar se janë ndaluar, pasi flisnin në mediat sociale për ato që ishin dëshmitarë, ndërsa gazetarët kanë rrëfyer se janë ngacmuar dhe pajisjet e tyre janë konfiskuar pasi u përpoqën të raportojnë për këtë çështje.

Duke folur për Fox News, Dr Li e cila udhëtoi në SHBA në fund të prillit, tha që ajo ishte një nga njerëzit e parë që filloi të hulumtonte virusin e ri, por përpjekjet e saj u ndërprenë.

Burimi: The Sun | Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit