Virologu italian bën paralajmërimin e fortë: Në vjeshtë nuk do shpëtojmë!

Virologu italian bën paralajmërimin e fortë: Në…

Një paralajmërim i fortë vjen nga një virolog italian lidhur me të ardhmen e afërt të koronavirusit.

Andrea Crisanti, Drejtori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së Universitetit të Padovës ka deklaruar se “numrat e epidemisë tani janë të ulta, por ekziston një element që duhet të na bëjë të jemi shumë të shqetësuar”.

Dhe cili është ky faktor?

Rastet e reja nuk janë zvogëluar për javë të tëra dhe devijimet nuk janë shumë domethënëse. “Diçka nuk po funksionon”, thotë Crisanti,

Drejtori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë, në një intervistë për “Il Messaggero”, tha se “ne jemi me fat që virusi duket i ndjeshëm ndaj kushteve klimatike, përndryshe do ishim të shkatërruar. Por ajo që po na kursen tani, nuk do të na kursejë përsëri në vjeshtë-dimër”.

Ai theksoi gjithashtu se “koronavirusi qarkullon shumë më tepër nga sa mendojmë”.

“Ende nuk kemi kuptuar shumë nga ky virus. Ende ka shumë, shumë gjëra për të kuptuar”, shtoi.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit