Virolugu i famshëm preket nga koronavirusi: Kisha maskë dhe doreza, por u infektova nga…

Virolugu i famshëm preket nga koronavirusi: Kisha…

Ai është një nga ndër virologët e njohur në Amerikë ku nuk ka munguar në televizione duke dhënë këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi, por së fundmi ka përfunduar vetë në spital.

Eksperti i sëmundjeve infektive thotë se e kapi koronavirusin nëpërmjet syve gjatë një fluturimi drejt New Orleans që ishte “i mbushur si sardele“, sipas një raporti të enjten.

Dr. Joseph Fair, virolog dhe epidemiolog që ka kaluar dekada duke studiuar viruse vdekjeprurëse si Ebola – kishte vendosur maskë dhe doreza gjatë udhëtimit me aeroplan më 24 prill në New Orleans, por u sëmur rëndë pas kësaj.

Kam pasur maskë. Kisha doreza. Por, ju e dini, padyshim se ju mund ta merrni me sytë tuaj”, tha 42 vjeçari në emisionin e NBC gjatë një interviste nga shtrati i spitalit.

Ai tha se linja ajrore nuk respektonte masat distancuese sociale – të cilat ai beson se çojnë në kapjen e virusit pasi pikat prekën sytë. Ai nuk e zbuloi emrin e kompanisë ajrore që fluturoi.

“E dini, kjo është një nga tre rrugët e njohura të marrjes së këtij infeksioni, të cilit nuk i kushtojmë vëmendje të madhe. Ne priremi të përqëndrohemi tek hundët dhe goja sepse kjo është rruga më e zakonshme, “tha ai.

“Pikat e frymëarrjes në sytë tuaj janë po aq infektivë dhe natyrisht nuk kisha vendosur syze gjatë fluturimit.”

Katër ditë pas fluturimit, Fair tha që u sëmur me simptoma të rënda.

Ai tha se ndjehej sikur mund të merrte frymë vetëm 25 përqind të ajrit, por iu dha oksigjeni në vend që të intubohej. Gjatë ditëve në vijim, ai u përmirësua në mënyrë dramatike, tha ai. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit