“Virusi nuk është zhdukur”, Silva Bino mesazh qytetarëve për fazën e hapjes: Ja çfarë nuk duhet të bëni. Vetëm kështu nuk mbingarkojmë spitalet dhe…

“Virusi nuk është zhdukur”, Silva Bino mesazh…

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në fazën e hapjes të jenë më të kujdeshëm, pasi virusi nuk është zhdukur, por qarkullon ende në Shqipëri, Evropë dhe botë.

Bino thekson se faza që kaloi na ndihmoi të zbusnim kurbën e sëmundjes, por duhet të jemi të përgjegjshëm që atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë.Specialistja e ISHP-së thekson se ruajtja e distancës, higjiena, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara, do të na ndihmonte të ruanim veten dhe personat e tjerë dh është e vetmja mënyrë se si mund të kontribuojmë për të mos mbingarkuar spitalet.

“Kam një mesazh për të gjithë qytetarët, pasi jemi në fazën e hapjes, lëvizjes, dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Virusi nuk është zhdukur, as nga Shqipëria, as nga Evropa dhe as nga bota. Virusi qarkullon dhe për këtë ne duhet të jemi të kujdesshëm. Pavarësisht se dalim, duhet të jemi të përgjegjshëm për sjelljen tonë, pasi sjellja individuale është shumë e rëndësishme në këtë fazë. Faza që kaloi na ndihmoi të zbusnim kurbën e sëmundjes, që të mos kishim një ritëm të lartë të sëmundjes, të përhapjes së sëmundjes, por aktualisht ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe gjithë atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë.

Për këtë, janë sjelljet e qytetarëve, që duhet të jenë sa më të përgjegjshëm, pra të mos përqafohen, të mos shtrëngojnë duart, por të ruajnë distancë me njëri-tjetrin, pasi virusi mund të transmetohet gjatë përqafimeve, prekjes së duarve apo objekteve. Ruajtja e distancës, higjiena, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara, në supermarkete a dyqane që kanë mbi dy veta, do të na ndihmonte të ruanim veten dhe personat e tjerë që mund të kalojnë forma të rënda të sëmundjes që i pamë gjatë këtij shpërthimi epidemik në vendin tonë dhe të mos mbingarkojmë spitalet”, thotë Bino.

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit