
Ekspertët kanë zbuluar një virus përgjues i quajtur VajraSpy, i cili ka infektuar disa aplikacione të telefonave Android.
Virusi mund të ketë akses në informacionet personale të përdoruesve si kontaktet, mesazhet, fotot, telefonatat madje mund të aktivizojë dhe kamerën e telefonit.
Ky virus mund të përgjoj telefonatat apo vendndodhjen tuaj në kohë reale duke ja transmetuar informacionin palëve të treta.
Gjithashtu mund të aktivizoj kamerën kur përdoruesi nuk është duke e përdorur pajisjen. Virusi arrin deri në vjedhjen e të dhënave personale të përdoruesit.
Aplikacionet e prekura nga virusi përgjues janë: Rafaqat, Private Talk, MeetMe, Let’s Chat, Quick Chat, Chit Chat, Hello Chat, YohooTalk, TikTok, Nidus, GlowChat, Wave Chat.
Nëse në telefonin tuaj Android ndodhet një prej këtyre aplikacioneve, ju duhet të merrni masa për të siguruar të dhënat tuaja kofidenciale.