Virusi po dobësohet? Shkencëtarët zbulojnë mutacionin

Virusi po dobësohet? Shkencëtarët zbulojnë mutacionin

Shkencëtarët kanë zbuluar një mutacion unik të koronavirusit në Arizona të SHBA.

Ata thonë se ky është një mutacion që e kanë parë në të shkuarën, gjatë epidemisë së SARS në vitin 2003.

Sipas Daily Mail, nuk është një mutacion i zakonshëm, por një mutacion që e bën infeksionin më të dobët.

Pikërisht kur ndodhi ky mutacion te virusi SARS, ai nisi të bëhej më i dobët dhe nuk u regjistruan më raste të reja. Në fund, epidemia u quajt e mbyllur.

Viruset pësojnë mutacione gjithmonë. Për fat, në rastin e koronavirusit të ri është zbuluar se këto mutacione nuk janë aq të shpejta sa ta bëjnë të panevojshme punën kërkimore për një vaksinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit