Viti 2021, Kim Jong-un i kërkon falje popullit të tij

Viti 2021, Kim Jong-un i kërkon falje…

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u është drejtuar veri-koreanëve me një letër me rastin e Vitit të Ri.
Në letër, ai ka falënderuar popullin, por edhe i ka kërkuar falje, gjë e pazakontë për diktatorin.

Kim falënderoi njerëzit për besimin dhe mbështetjen ndaj partisë në pushtet edhe në kohë “të vështira”, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, raporton Reuters.

“Në vitin e ri, unë do të punoj shumë për ta dërguar vendin në një epokë të re në të cilën do të realizohen idealet dhe dëshirat e njerëzve tanë”, shkroi Kim, i cili më parë u kërkoi falje qytetarëve për mospërmbushjen e premtimeve rreth përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe eliminimit të vështirësitë tjera.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit