Viti 2021 nis me fitore, Milani ia del me 10 lojtarë ndaj “Shtrigave”

Viti 2021 nis me fitore, Milani ia…

Milani e nis me fitore dhe tre pikë të rëndësishme vitin 2021. Kuqezinjtë triumfuan 0-2 në fushën e Beneventos, një sfidë që u komplikua pas daljes me të kuqe të Sandro Tonalit në pjesën e parë.

Minuta e 15-të solli golin e parë. Ante Rebic fitoi një penallti dhe Franck Kessie nuk gaboi nga pika e bardhë. Në minutën e 34-t u vështirësua gjithçka për miqtë. Sandro Tonali kreu një faull të rëndë dhe arbitrit kryesor i tregoi të kuqin pasi pa edhe njëherë pamjet në VAR.

Avantazhi numerik i dha zemër djemve të Pippo Inzaghit, por kuqezinjtë treguan forcën e dytë në minutën e 49-të. Rafael Leao përfitoi nga një pasiguri e Beneventos dhe realizoi një gol shumë të bukur.

Vendasit kishin një shans fantastik për të rihapur takimin pas një ore lojë. Tjetër penallti, kësaj radhe për “Shtrigat”, por Caprari e dërgoi topin jashtë. Kaq për këtë ndeshje, Milani menaxhoi avantazhin e dyfishtë deri në fund dhe siguroi fitoren.

Suksesi i sotëm vazhdon të mbajë “Djallin” në krye të Serie A me 37 pikë, një më shumë se Interi ndjekës. Sfida e radhës për skuadrën e Piolit është në mesjavë përballë Juventusit në mitikun “San Siro”.

Serie A, java e 15-të
Benevento-Milan 0-2
(Kessie (pen) 15′, Leao 49′)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit