Viti i ri akademik/ Ankohen prindërit: Nëse punojnë kafenetë, pse të mos hapen dhe shkollat?!

Viti i ri akademik/ Ankohen prindërit: Nëse…

Prindërit jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën janë të shqetësuar se si do të vejë fati i shkollave për fëmijët e tyre.

Pandemia e koronavirusit që mbylli shumë shtete në karantinë fillimisht dhe tani po krijon kufizime me pasat parandaluese, ka goditur jo pak edhe arsimin.

Por shumë shtete kanë marrë vendimin që të hapin pa asnjë mëdyshje shkollat në shtator, duke respektuar masa strikte higjiene dhe sigurie, por pa rrezikuar arsimimin e brezave.

Ndërkohë në Shqipëri gjërat janë lënë evazive dhe “gojët e liga” flasin për lloj-lloj skenaresh, gjë e cila duket se do të bjerë në kurriz të fëmijëve.

Por prindërit, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, duket se janë më të vendosur dhe i kanë dhënë “drejtim” situatës.

Ata janë shprehur të pakënaqur me zhvillimin e mësimit on-line, prandaj duan që nga ky shtator viti akademik të nis normalisht, me prezencën fizike të fëmijëve në shkolla.

“Nëse gjitha kafenetë, restorantet dhe dyqanet janë duke punuar dhe sendet normale janë duke funksionuar, pse mos të funksionojnë edhe shkollat, normal me protokollet e shtetit për mbrojtje”,- thonë ata.

“Varfëri është te ne, nuk kanë telefona, si do të komunikoj me arsimtarin ose profesorin”.

“Sa ishit të kënaqur me zhvillimin e mësimit online? Aspak nuk kemi qenë të kënaqur, prandaj duhet me e regullu”.

“Më mirë do të kishte qenë në shkollë, ndryshe është kur dëgjon mësimin direkt nga mësuesi”.

Disa prindër madje, kanë nisur një peticion online, që është nënshkruar deri tani nga 2000 persona, ku kërkojnë që viti shkollor të mos zhvillohet në distancë.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit