Viti i Ri pa drita| Këto janë dy qytetet që do e presin 2022-in me qiri

Viti i Ri pa drita| Këto janë…

Kriza energjitike në Kosovë nuk është shmangur as në natën e ndërrimit të viteve. Ndonëse Shqipëria ofroi energji elektrike për dy ditë, sërish duket se nuk janë përmbushur kapacitetet e nevojshme për t’u ofruar qytetarëve drita për fundvit.

Energjia do të mungojë në Komunën e Malishevës si dhe në rrezik për reduktime është edhe Ferizaj. Familjet e këtyre zonave janë paralajmëruar të marrin masa për mungesë energjie në orët në vijim.

Njoftimi:

“KOSTT njofton që sa i përket kapaciteteve të sistemit të transmetimit nuk ka fyte të ngushta në asnjë komunë andaj kufizimet eventuale si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e distribuimit nëpër komuna përfshirë Malisheva nuk janë të ndërlidhura me KOSTT. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit