
Vizita në Tiranë e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka vënë në lëvizje autoritetet e vendit . Në kuadër të vizitës së tij, janë marrë masa të rrepta në të gjithë rrugët nëpër të cilat do të kalonte eskorta e tij.
Diçka e tillë ka sjellë trafik tejet të rënduar në pothuajse të gjithë rrugë hyrëse të Tiranës. Që nga rrethrrotullimi i TEG e deri tek Sheshi Shiponja, janë krijuar radhë kilometrike trafiku.
Makinat kanë mbetur të bllokuara për shumë kohë.