Vizita e Vuçiç| Rama 'vesh' Tiranën me flamuj të Serbisë

Vizita e Vuçiç| Rama ‘vesh’ Tiranën me…

Në kuadër të Ballkanit të Hapur, ditën e sotme pritet që vendin tonë ta vizitojë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Për të nderuar ardhjen e tij, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka urdhëruar që kryeqyteti të mbushet me flamuj të Serbisë. 

Një pjesë e madhe e qytetit është mbushur me flamuj shqiptar, serb dhe atë të Maqedonisë së Veriut, si simbol të tre vendeve që janë pjesë e kësaj nisme.

Përmendim që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të jenë në Shqipëri sot dhe nesër, në kuadër të samitit për nismën ‘Open Balkan’.

Lajmi u njoftua edhe më herët nga mediat serbe, teksa në samitin që do të mbahet në Tiranë pritet të nënshkruhet një Memorandum mirëkuptimi për lejet e punës.

Në vetëvete, marrëveshja do të nënkuptonte që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit