Vjedhësi Beqaj “i zë derën” SPAK-ut, dy ditë pa lëvizur

Vjedhësi Beqaj “i zë derën” SPAK-ut, dy…

Zakonisht me ç’kemi dëgjuar është SPAK, institucioni që thërret personat e dyshuar, nuk shkon vet askush për të qëndruar atje e për të lexuar ndonjë roman.

Ish-ministri Ilir Beqaj duket se kërkon protagonizëm në çdo lloj forme. Vëmendjen më të madhe e mori kur shpërdoroi detyrën në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Hetimet e kryera nga SPAK zbuluan shkelje të njëpasnjëshme të Beqajt, duke filluar nga shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë në favor të kompanive të Ilir Rrapajt dhe Umbro Staccini në dëm të interesave të shtetit. Por me këtë situatë të krijuar nga Beqaj jemi njohur prej kohësh, dhe është se nuk na bën shumë përshtypje, një hajdut në qeveri.

A e dini ju që Ilir Beqaj nuk ka kokërr leku?

Atij i’u kërkua të paguante faturën për të marrë një kopje të dosjes së SPAK ku shkruheshin “bëmat e tij”, dhe refuzoi ta paguante në mënyrë kategorike. U “ngujua” në Prokurorinë e Posaçme për dy ditë, zuri një cep dhe nisi të shfletonte dosjen me 620 faqe. Ndoshta ambjentet e SPAK-ut i’u dukën si bibliotekë dhe nisi të leoxonte “raomanin e tij” të mashtrimeve që u bëri shqiptarëve.

Kur e pa veprimin e “vjedhësit të madh” që “u zuri derën”, SPAK vendosi t’ja dërgonte aktet e dosje me anë të postës elektronike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit