Vjedhja e pensioneve në Durrës: Dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS

Vjedhja e pensioneve në Durrës: Dyshohet e…

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën lëndore dhe ka vendosur t’i kalojë SPAK-ut dosjen voluminoze për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Vendimi është marrë nga prokurori Gazmend Frëngu, pasi nga verifikimet e kryera kanë lindur dyshime se zyrtarët e këtij filiali mund të kenë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në qendër të hetimeve dyshohet se ndodhet edhe deputetja e Partisë Socialiste, Etleva Budini. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se abuzimet me fondet e parave të pensionistëve mund të jenë shtrirë edhe gjatë periudhës kur ajo drejtonte filialin e Postës së Durrësit, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në mars të vitit 2025, përpara marrjes së mandatit të deputetes.

Në këtë skemë dyshohet se janë të përfshirë edhe individë jashtë strukturave të Postës Shqiptare, me lidhje të mundshme me një grup kriminal në zonën e Sukthit.

Lidhur me këtë çështje, organet e drejtësisë kanë vendosur nën hetim dhe kanë arrestuar ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefen e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtaren Paola Dana.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit