Vjedhja e rradhës/ Mirlinda ia bën sërish “bam”, hap tender 2.2 miliardë për shërbim interneti

Vjedhja e rradhës/ Mirlinda ia bën sërish…

Përsëri ajo, përsëri Mirlinda! Krijohet përshtypja se thasët e fryrë plot para kalojnë çdo ditë nëpër duart e saj, nga tenderi në tender! Në rastin më të fundit rezulton se drejtoresha e AKSHI-t, ka hapur një tjetër tender multi-miliarder. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Loti 2- Shërbim Internetit dhe Intranetit për Institucionet Publike” që mban numrin e referencës REF-76560-10-23-2020.

Vihet re se fondi limit i tij është plot 180,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Shikohet se shifra është tërësisht e pashpjegueshme duke patur parasysh se bëhet fjalë për shërbim interneti dhe intraneti për institucionet publike. Tashmë mbetet vetëm të pritet fituesi që do të shpallet, për të kuptuar se më kë do t’i ndajë Mirlinda lekët e tenderit.

 

/joq

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit