Vjedhja e të dhënave të qytetarëve/ OSBE vërejtje për zgjedhjet në Shqipëri

Vjedhja e të dhënave të qytetarëve/ OSBE…

Jemi në vijim të procesit të numërimit të votave dhe OSBE-ODIHR ka disa vërejte lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Sipas Koordinatorit Special të OSBE Azay Guliyev, në këto zgjedhje problematikë ka qenë rrjedhja e të dhënave të 900 mijë shqiptarëve dhe vrasja në Elbasan.

Fjala e Guliyev:

Faleminderit shumë. Mirëdita të gjithë. Koordinatori i vëzhguesve. Do të më pëlqente t’iu falënderoj për mikpritjen. Në emër të delegacionit tone që ka drejtuar vëzhgimin, por që nuk është st këtu me ne. E kemi marrë seriozisht ftesën, dhe kemi punësuar vëzhgues sa kemi mundur. Pandemia ka sjellë shumë sfida. Në këtë kuptim, pavarësisht Covid njerëzit në Shqipëri nuk u penguan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Ndryshimet në kodin zgjedhor të vitit të kaluar. Votuesit e së dielës kanë zgjedhur kandidatët. Marrëveshja e vitit të shkuar përfshiu përdorimin për herë të parë votimin elektronik. Duhet të presim rezultatin. Për herë të parë u vendos dhe identifikimi elektronik në të gjitha qendrat e votimit. Kjo ka ndihmuar në pengimin e votimit familjar. Votimi disa herë është shmangur këtë herë. Do t’i inkurajoj të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen. KQZ ka operuar me transparencë. Të gjitha subjektet zgjedhore garuan lirshëm pavarësisht Covid-19. Dyshimet për blerje votash. Presion i pretenduar mbi nëpunësit civil që mbetet shqetësim. Gjatë fushatës doli një data baze që përmbante të dhënat për mbi 900 mijë shtetas qytetarë. Përmbante dhe pëlqimet politike, dhe ky informacion nxori te dhënat publike. Kjo është shkelje e rëndë për privatësinë. Në fund më lejoni të dënoj me termat më të fortë incidentet e dhunshme që paraprinë të dielën që sollën vrasjen e një personi dhe plagosën disa të tjerë. Këto incidente duhet të hetohen si duhet. Nxitja e dhunës nuk duhet të tolerohet dhe do të dënohet. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të ngushte me qeverinë që do dalë nga këto zgjedhje.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit