Vjedhje e hapur/ Bashkia Kuçovë i lë të gjithë gojapur, 13 milionë tender për blerje ruli me vibrim për ngjeshje

Vjedhje e hapur/ Bashkia Kuçovë i lë…

Që rulat me vibrim kushtonin, kjo ishte mëse e logjikshme, por që të kushtonin plot 13 milionë lekë të vjetra me TVSH nuk na e merrte mendja. Ndoshta kushtojnë kaq sepse nuk janë thjesht rula me vibrim, por shërbejnë edhe për ngjeshje. Duket si një lojë fjalësh apo shaka, por në realitet Bashkia Kuçovë ka realizuar pikërisht një tender të tillë. Kjo procedurë ka numër reference REF-82860-12-22-2020 dhe objekti i saj është egzaktësisht ” BLERJE RULI ME VIBRIM PËR NGJESHJE”.

Mirëpo rezulton se as ruli me vibrim, nuk i ka shpëtuar procedurave të dyshimta. Duke hulumtuar dokumentat përkatëse të tenderit shikohet se në të kanë marrë pjesë dy firma, përkatësisht “Muça 2006” me ofertë ekonomike 1 073 000 lekë të reja pa tvsh dhe “Shehu” shpk me ofertë ekonomike 980 000 lekë të reja pa tvsh. Për çudi, mëgjithëse ka ofruar gati 1.1 milionë lekë të vjetra me TVSH më shumë, firma “Muça 2006” është shpallur fituese e tenderit.

 

/joq

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit