Vjedhje e pastrim parash me firmat piramidale, kallëzohet në SPAK ish-Kryeministri Aleksandër Meksi

Vjedhje e pastrim parash me firmat piramidale,…

Një dosje dhe kallëzim i pazakontë penal është referuar sot në SPAK, ndaj ish-Kryeministrit Aleksandër Meksi dhe familjarëve të tij. Në dosje pretendohet se kanë përfituar nga paratë, që firmat piramidale u përlanë shqiptarëve, përmes skemë së famshme të mashtrimit.

Në cilësinë e provës janë dorëzuar në “SPAK”, dy dosje penale të Shemsie Kadrias, ish-boses së ‘Gjallicës’ dhe ajo e Maksude Kadënës, organizatores së firmës piramidale financiare ‘Sude’.

Në kallëzim pretendohet, se familja Meksi është duke jetuar me gjakun e 5000 shtetasve të vrarë nga lufta civile e vitit 1997, për shkak të veprimeve korruptive të Aleksandër Meksit, dhe për këtë arsye, kjo plagë, e cila i ka ndodhur shoqërisë shqiptare, është e pa ndërshkuar dhe si e tillë duhet të hetohet.

Meksi ka qenë Kryeministri i Qeverisë së parë demokratike dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit