Vjedhje në Prush të Tiranës, grabitësit shkëmbejnë zjarr me policinë

Vjedhje në Prush të Tiranës, grabitësit shkëmbejnë…

Një grabitje me armë ka ndodhur në një bisnes në fshatin Prush të Tiranës. Sipas raportimeve familjarët e një banese kanë njoftuar policinë gjatë vjedhjes së një banese ku forcat e policisë kanë shkuar por autorët e grabitjes kanë shkëmbyer zjarr me policinë duke rrezikuar jetën.

Nuk ka asnjë person të lënduar dhe policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe ka ngritur postoblloqe në drejtim të liqenit të thatë ku ka prezencë të shtuar të focave të policisë si ato shqiponja dhe të ndërhyrjes së shpejtë.

Informacione jo zyrtare bëjnë me dije se policia është në ndjekje të një makine Audi, ngjyrë e bardhë me targa AA 943 SG.

Mbi këtë ngjarje policia ka dhënë informacionet paraprake.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit