Vjedhje spektakolare/ Çifti futet në banesën e të moshuarës në Lushnje dhe e dhunojnë, i hedhin spraj lotsjellës pastaj e grabisin

Vjedhje spektakolare/ Çifti futet në banesën e…

Dy të mitur kanë terrorizuar një të moshuar në qytetin e Lushnjes. Tentativa e tyre për të vjedhur 64-vjeçaren nisi me dhunë mirëpo përfundoi duke u vënë në pranga. Një 18-vjeçar së bashku me vajzën 16-vjeçare hynë në banesën e të moshuarës L.Z me dhunë. Në momentin kur kanë parë të moshuarën i kanë hedhur spraj lotësjellësm më pas kanë ushtruar dhunë dhe e kanë mbyllur në një dhomë. Çifti i të dashuruarve kontrolluan banesën për të gjetur sende me vlerë mirëpo pasi nuk ia dolën të gjenin asgjë u larguan nga banesa.

Më pas policia ka bërë të mundur lokalizimin e tyre duke i arrestuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.

NJOFTIMI:

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët. Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare.Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve:J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit