Vjehrra ishte tutore prostitutash, nusja police e shpëtonte nga kontrollet

Vjehrra ishte tutore prostitutash, nusja police e…

Skandalet në polici nuk kanë fund, teksa kohët e fundit është pezulluar nga detyra, një nga inspektoret  e policisë në kryeqytet. Mësohet se shtetësja O.K me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë ndihmonte vjehrrën e saj e cila ishte tutorë prostitutash. Policja njoftonte vjehrrën e saj sa herë kishte kontrolle nga ana e policisë.

Njoftimi nga SHÇBA:

SHÇBA Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë:

– Inspektore O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës u krye në funksion të procedimit penal Nr. 5023, të kryer nga SHÇBA Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, me hetime proaktive disa mujore, për akuzat “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i prostitucionit”. Në zbatim të vendimit datë 23.12.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe shtetasja S.K, 53 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën:

– 2 armë gjahu gjysëmautomatike; – sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje. Gjithashtu, shtetasve të mësipërm iu sekuestruan edhe 4 telefona celularë në interes të thellimit të hetimeve për veprat penale të sipërcituara. Gjithashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte Policia. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit