Vjehrri dhe vjehrra u sëmurën kur mësuan se do ta kishin nuse? Flet Fisnik Syla: Prindërit më shumë flasin me Fjollën se me mua

Vjehrri dhe vjehrra u sëmurën kur mësuan…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, dhe bashkëshorti i saj ,Fisnik Syla, kanë qenë kryefjala e mediave rozë javëve të fundit.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze në Ishujt Maldive, e ndërsa së fundmi janë rikthyer në Kosovë, në një rezidencë luksoze që e kanë blerë së fundmi në Prishtinë.

Në një intervistë të fundit për “Prive”, Fjolla dhe Fisniku kanë folur gjerë e gjatë për njohjen e tyre, teksa kanë hedhur poshtë disa prej thashethemeve në media që fliteshin për ta.

Është përfolur në disa media se vjehrra e Fjolla Morinës me të mësuar lajmin se ajo do të jetë nuse e saj, kishte pësuar shok dhe ishte sëmurë, dhe se familja e bashkëshortit nuk e kishin pranuar si nuse.

Por një gjë të tillë, Fjolla dhe Fisniku e mohuan kategorikisht.

“Këtu s’ka absolutisht asgjë te vërtet, prindërit e mi biles flasin më shumë me Fjollën në telefon se sa me mua”, tha Fisniku, duke potencuar se gjithçka është një thashethem.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit