Vjehrri shqiptar vret nusen 24-vjeçare, sherri nisi kur u zbulua plani i fshehtë i burrit të viktimës

Vjehrri shqiptar vret nusen 24-vjeçare, sherri nisi…

Të gjitha mediat zvicerane është raportuar për vrasjen e një gruaje të re, 24 vjeçe, nga vjehrri i saj 56-vjeçar në Pratteln të Kantonit Baselland.

Vjehrri dhe djali i tij 27 jetonin me të shoqen e këtij të fundit dhe me nipin 4 vjeçar deri një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Pastaj familja e re ishte zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait dhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare. “Gjyshja shpesh kujdesej për djalin”, thotë një fqinj.

Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi edhe ai ishte plagosur, në dorë.

Sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar në mes të çiftit të ri, përcjell albinfo.ch. Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes./Përshtati:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit