Vjen reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit pas shkarkimit të saj

Vjen reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit…

Vjosa Osmani ka reaguar ashpër pas shkarkimit të saj nga të gjitha postet në LDK, nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie.

“Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë”, ka thënë Osmani.

Postimi i plotë:

Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e të qenit parimor.

Unë e kam provuar në lëkurën time më shumë se njëherë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba.

E, unë nuk përtoj t’u rrekem këtyre pengesave për ta bërë të dukshme dritën, edhe nëse kjo nuk kuptohet nga disa mendjeshkurtër që sot votuan për përjashtimin e diferencimin tim.

Por është një udhë që unë e kam ndjekur këto 20 vjet e ajo është udha që ta shtron besimi qytetarë dhe asaj nuk e kam ndërmend t’i ndahem kurrë. Në secilën betejë, do të jem me qytetarët, deri në fund.|Gazetaatdheu.com|

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit