Vjenë, të shtëna me armë pranë një sinagoge, 7 të vdekur, mes tyre një agjent policie

Vjenë, të shtëna me armë pranë një…

VJENE

Të shtëna më armë në qendër të Vjenës pranë sinagogës, Seitenstettengasse. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 me orën lokale. Në fillim u raportua për një të vdekur ndërsa tani ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën. Mes viktimave èshtë dhe një agjent policie.

Sipas mediave të huaja, një person ka shpërthyer veten e tij, ndërsa disa të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov.

Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti në qendër të qytetit. “Urgjente! Aktualisht ka një operacion të madh policor në #InnerenStadt. Aktualisht janë duke u mbledhur informacione më të sakta. Sapo të kemi më shumë detaje, do t’i zbulojmë”, shkroi policia në një postim.

Burime nga ministria e Brendshme bën me dije se bëhet fjalë për një “sulm terrorist” dhe se ka 7 të vdekur dhe të plagosur. Një prej atentatorëve është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa një tjetër është arratisur.

Siguria e brendshme e komunitetit hebre në Austri ka udhëzuar të gjithë qytetarët hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre. Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit