Vjosa Osmani e konsideron të rrezikshme idenë e“Open Balkan”

Vjosa Osmani e konsideron të rrezikshme idenë…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka konsideruar të rrezikshme idenë e “Open Balkan”, një ide e nisur dhe propozuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Sipas Osmanit OB  vonon integrimin evropian të rajonit. Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi në Gjermani.

Deklaratat e saj vinë pas vizitës së kancelares Angela Merkel në Ballkanin Perëndimor. Merkel tha se përparësi duhet të ketë Procesi i Berlinit, ku është e përfshirë edhe Kosova, por ajo tha se mbështet nisma të tjera.

Sipas Osmanit ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është tentim për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe potencon se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Kosova po merret me teori konspirative në vend se të bashkohet në iniciativa rajonale.

Teksa kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë në lidhje më këtë deklaratë, se nuk njeh asnjë teori konspirative, por i qëndron Procesit të Berlinit, pasi ky i fundit është i udhëhequr nga BE jo si “Open Balkan”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit