Vjosa Osmani: Qeveria e re nuk përfaqëson popullin

Vjosa Osmani: Qeveria e re nuk përfaqëson…

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës tha se qeveria e re e nuk përfaqëson popullin.

“Në radhë të parë një qeveri, e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe, do të thotë nga Beogradi, dhe së cilës votën e 61 ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, deklaroi Zonja Osmani para mediave.

Parlamenti i Kosovës votoi me 61 vota pro dhe 24 kundër dhe 1 abstenim qeverinë e re nga LDK, të udhëhequr nga Avdullah Hotit, më 3 qershor.

Votimi vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re

Vota e deputetit Haxhi Shala i Nismës Socialdemokrate ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë së re. Ai tha se do ët votonte pro qeverisë pasi ia kishte mbushur mendjen Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, të cilët siç tha ai, e kishin vizituar në shtëpinë e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit