Vjosa Osmani: Thaçi të sqarohet nëse ka hequr dorë nga ideja e korrigjimit të kufijve

Vjosa Osmani: Thaçi të sqarohet nëse ka…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme për dialogun me Serbinë, por jo të tipit të presidentit, Hashim Thaçi. Kryeparlamentarja pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë në një konferencë për medie tha se i pari u shtetit duhet të sqarojë a qëndron ende prapa idesë për korrigjim të kufijve. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot tha se vendi është gati për dialogun me Serbinë. Me qëllim siç tha, njohjen reciproke dhe përshpejtimin për anëtarësim në OKB. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet këtë jave, ku priten të mbahen dy seanca, njëra do të ketë nisma dhe votime këtë të enjte, ndërsa tjetra do të jetë solemne me rastin e Çlirimit të Kosovës më 12 qershor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit