Vjosës po i vjen radha të “shitet”, thesari më i çmuar i Europës në duart e gabuara

Vjosës po i vjen radha të “shitet”,…

Lumi Vjosa është lumi fundit i egër në Europë. Ky lum dhe degët e tij rrjedhin nga malet në Greqi deri në bregdetin Adriatik në Shqipëri. Aty krijohet një mozaik gjigand i llojeve të ndryshme të habitateve nga grykat e ngushta në pjesën e sipërme deri në pjesët e gjera të lumenjve. Ky është një nga lumenjtë më të eksploruar në Europë.

Studimet edhe pse të pakëta ndër kohëra kanë nënvizuar rëndësinë e luginës së lumit si pikë e nxehtë e biodiversitetit të Shqipërisë që ofron habitate ujore ideale dhe specie të shumta. Lumi strehon mbi 1,100 lloje, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe 2 specie bimore, dhe të paktën 50 specie shtazore dhe 24 specie bimore janë përfshirë në Listat e Kuqe kombëtare të Shqipërisë.

Kërcënimi i Vjosës

Ky lumë është sulmuar nga projektet e digave. Nëse ato ndërtohen atëherë sot ë shkatërrohet i gjithë mjedisi natyror. Në të gjithë pellgun ujëmbledhës janë planifikuar 40 hidrocentrale, 9 në vetëm Vjosën dhe 31 në degët e saj. Langarica, Shtika dhe lumi i Çorovodës janë prekur nga digat dhe nuk mund të jenë pjesë e një parku kombëtar të ardhshëm. Pranë grykëderdhjes së Vjosës në Adria, qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë një aeroport brenda një zone të mbrojtur dhe resorte turistike pranë lagunës së Nartës. Kjo do të ishte një rrezik real për perlën e Europës.

Një kërcënim që mund ta lexojmë nga larg për shkak të ngjarjeve të fundit është dhëndri i ish presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili po planifikon të marrë në dorë asetet e çmuara shqiptare, siç janë Zvërneci dhe Sazani. Nuk dihet se cilat janë planet shkatërruese për ekosistemin.

Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës Ka thënë gjatë një takimi se turizmi luksoz dhe masiv nuk mund të krahasohen me rëndësinë ekologjike të deltës së Vjosës, i cili është një thesar unik në mbarë kontinentin Europian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit