VKM/ Rama fut turqishten gjuhë zyrtare në Shqipëri; në kurrikulat arsimore, lëndë në provimet e maturës

VKM/ Rama fut turqishten gjuhë zyrtare në…

Kjo marrëveshje mes “Sulltan” Erdoganit e “Valiut” të tij në Shqipëri, është me afat 5 vite, por me të drejtë përsëritje edhe 3 vite; gjë që tregon se europianizimin e bllokuar dhe turqizimin e përshpejtaur e të plotë, të diplomacisë, politikës, shtetit, shëndetësisë, doganave, policisë, ekonomisë dhe së fundi të arsimit shqiptar; ku sipas pazarit në universitetet publike të Shqipërisë, çdo vit do jepen bursa studimi universitare për studentë turq, me 100% fonde të qeverisë shqiptare

Del djallëzia e marrëveshjes arsimore, lidhur mes Turqisë e Shqipërisë, nënshkruar nga ministrja Evis Kushi dhe ministri turk i arsimit, Ziya Selçuk, gjatë vizitës së Bablokut më 6 janar 2021 në Ankara, ku Erdogan e priti me ceremonial veshjesh të fist “Selçuk” të kohës së Ertugrulit.

Sipas marrëveshjes së miratuar me VKM nr. 107, datë 24.2.2021, hyrë në fuqi më 2 mars, kryeministri Edi Rama ka bërë ligj, që gjuha turke të jetë gjuhë zyrtare në Shqipëri, për t’u përdorur në emërtesa, institucione e shërbime publike.

Po në këtë marrëveshje, gjuha, kultura, tradita dhe historia turke, do bëhen pjesë e kurrikulave arsimore para universitare e në krejt sistemin arsimor të Shqipërisë.

Kjo prezencë e gjuhës turke në Shqipëri, sipas Nenit 3 të marrëveshjes “Kushi-Selçuk”, shkon deri në futjen e saj, në kurrikulat e shkollës 9-vjeçare e të mesme, madje edhe si lëndë me zgjedhje për provim të Maturës Shtetërore.

Pazari Rama-Erdogan për turqizimin zyrtar të arsimit publik shqiptar, përforcohet, me vendimin për krijimin e një Komiteti (drejtori) të përbashkët brenda Ministrisë Arsimit të Shqipërisë; i cili do hartojë kurrikulat mësimore turke, që do futen në arsimin parauniversitar e atë universitar.

Një nga pikat e tjera, të pazarit mes “Sulltan” Edoganit e “Valiut” të tij Rama në Shqipëri, është leja për të hapur sa më shumë institucione arsimore private turke e shkolla të përbashkëta publike turko-shqiptare.

Ekipet pedagogjike të këtyre shkollave, do trajnohen në Turqi, ndërkohë që kryeminsitri Rama, ka rënë dakord, që studentë nga Turqia të pranohen çdo vit në universitetet publike e private Shqipërisë, me 100% shpenzime nga buxheti i qeverisë shqiptare.

Ajo që bën çudi, është fakti se kjo marrëveshje arsimore Rama-Erdogan është firmosur më 6 janar, ndërsa miratimin e qeverisë e ka marrë më 24 shkurt 2021; pra është bërë fakt, pastaj i është vendosur dhe një “ferman” formal nga Babloku.

Pas datës 2 mars 2021 kur kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi; e nuk është aspak çudi, që dhe në shkollat publike të Shqipërisë, të valvitet flamuri turk, i cili deri sot valvitet në disa nga kolegjet “Feto”, por dhe në shkollën e Bradasheshit-Elbasan, të cilën Babloku ia dhuroi Erdoganit për kolegjin e dhëndrit..

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit