Vladimir Putin jep sinjale shprese: Jam i hapur për dialog

Vladimir Putin jep sinjale shprese: Jam i…

Situata rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia është “shqetësuese”, i tha presidenti rus Vladimir Putin kreut të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Televizioni shtetëror rus tregoi se Putini takohej me Grossin në Shën Petersburg dhe tha se ai ishte “i hapur për dialog” për këtë çështje.

Ai i tha gjithashtu Grossit, i cili drejton Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, se bota aktualisht po dëshmonte “elemente të politizimit tepër të rrezikshëm të gjithçkaje që lidhet me aktivitetin atomik”.

Trupat ruse kapën uzinën e Zaporizhzhia në fillim të marsit, por kanë mbajtur stafin ukrainas të stacionit.

Më herët të martën, zëvendësdrejtori i objektit u rrëmbye nga rusët, thanë autoritetet në Kiev.

Centrali bërthamor ndodhet në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit jugor të Zaporizhzhia. Ai është bombarduar vazhdimisht, me Kiev dhe Moskë që fajësojnë njëri-tjetrin për sulme të tilla.

Në fillim të këtij muaji, Putin shpalli aneksimin e Zaporizhzhia-s dhe tre rajoneve të tjera të Ukrainës – një veprim i dënuar nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit