Vllaznia i merr fitoren 3-1 Besëlidhjes, siguron qëndrimin në Superiore

Vllaznia i merr fitoren 3-1 Besëlidhjes, siguron…

Vllaznia ja ka dalë të mundi Beslidhjen e Lezhës me rezultatin e pastër 3 me 1.

Ekipi shkodran mbetet në Superiore, teksa ka fituar ndeshjen e play-off-it kundër Besëlidhjes.

Shkodranët triumfuan dhe në fund kanë festuar një fitore që e kishin detyrim dhe që nuk i ngarkon me barrën e rënies nga kategoria për të dytën herë, në vitet e fundit.

Vllaznia e nisi mjaft mirë ndeshjen kundër Besëlidhjes, duke shënuar dy gola brenda 19 minutave.

Fillimisht në minutën e 15-të, ishte Arsid Kruja ai që ka arritur të realizojë golin e parë.

Mesfushori shkodran, me një goditje nga jashtë zone nuk fali dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Festë në fushën e blertë dhe në stol, pas një goli që i hap rrugë fitores së Vllaznisë dhe qëndrimit në Superiore.

Goli i Krujës është pasuar nga një perlë e shënuar nga Herald Marku në minutën e 19-të, i cili nga më shumë se 30 metra ia doli të realizonte.

Fillimit të vrullshëm të skuadrës shkodrane, miqtë iu përgjigjën në minutën e 33-të, atu ku Xhorxheviç ngushtoi shifrat në 2-1.

Ndërkohë vendasit u përpoqën të shënonin golin e tretë që në pjesën e parë dhe rrezikuan në dy momente, por pa sukses.

Sulmet e Vllaznisë nuk u ndalën edhe në fraksionin e dytë të lojës. Goli i sigurisë vonoi.

Gilman Lika, kapiteni i shkodranëve, me një goditje në hyrje të zonës i dha qetësinë e duhur skuadrës së tij, që deri në fund e ruajti rezultatin dhe me shifrat 3-1 mundi Besëlidhjen dhe siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit