Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush do prezantohet nesër

Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush…

Krahas Partizanit, edhe klubi i Vllaznisë do të prezantojë nesër trajnerin e ri.

Ai do të jetë tekniku kroato-gjerman, Tomas Brdariç.

Prezantimi i 45 vjeçarit do bëhet nesër në orën 11:00, në ambientet e stadiumit Loro Boriçi.

Brdariç do të zërë kështu vendin e Hysen Dedjes, që e drejtoi Vllazninë në fundin e sezonit që lamë pas.

Njoftimi i Vllaznisë

KF Vllaznia bën të ditur se nesër në orën 11.00 në sallën e konferencave të stadiumit “Loro Boriçi” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të ekipit të parë si dhe i pjestarëve të tjerë të stafit teknik. Ftojmë mediat e interesuara të jenë të pranishme.

Faleminderit!

/Gazetaadheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit